Teliti: Strehimi dhe mirëqenia e familjes, realitet me Berishën kryeministër!
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, detajon një ndër pikat kryesore të programit ekonomik, atë të mbështetjes dhe fuqizimit të familjes shqiptare.
Më poshtë statusi i Telitit:
STREHIMI DHE MIRËQENIA E FAMILJES, REALITET ME BERISHËN KRYEMINISTËR!
????1. Brenda mandatit të parë, 20 mijë subvencionime të interesave të kredive për strehim (5 mijë cifte të reja cdo vit). Ciftet do të paguajnë simbolikisht vetëm 1% interesa, pjesa tjetër e interesave do subvencionohet nga buxheti i shtetit. Kush nuk përfiton apo zgjedh të mos jetë pjesë e skemës së subvencionimit, do mund të përfitojë bunusin nga 10 deri në 25mijë euro për rikonstruksion dhe mobilim të banesës ekzistuese në pronësi apo trashëgimi të tyre.
????2. Bonus i qënësishëm për cdo të lindur, dhe konkretisht 1000 euro për fëmijën e parë, 2000 euro për fëmijën e dytë, 3000 euro për fëmijën e tretë dhe 5000 euro për fëmijën e katërt e më shumë.
????3. Gjithashtu, familjet me fëmijë deri në moshën 21 vjecare, do përfitojnë bonusin mujor nga 20 deri në 50 euro për cdo fëmijë (në varësi të të ardhurave familjare).
????4. Lehtësim tatimor për nënat me tre fëmijë, të cila do përjashtohen përjetë nga tatimi mbi të ardhurat personale, ndërkohë që për ciftet me 4 fëmijë apo më shumë përjashtohet nga TAP edhe bashkëshorti.
????FAMILJA ËSHTË BAZA E SHOQËRISË, OBLIGIMI YNË ËSHTË FUQIZIMI DHE MIRËQENIA E SAJ!