"Ja ku do merren paratë për rritjen e pagave, pensioneve"/ Berisha: Beqaj, Veliaj e të tjerët, s’mund të dënohen për mijëra, kur kanë vjedhur miliona euro
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD nuk do t’i njohë gjykimet për Beqajn, Veliaj e të tjerët. Nuk mund të dënohen, tha ai, për mijëra euro, kur kanë vjedhur qindra milionë euro.
BERISHA: “Keni shumë të drejtë pyetjen. A ka gjë më cinike për të mos përdorur epitete të tjera se të marrësh në ndjekje penale Ilir Beqajn, për 120 mijë euro të BE-së që ka përdorur në restorantin e tij, si dreka dhe darka dhe ta falësh atë, për 100 milionë euro të sterilizimit, me të cilin shqiptarët paguan sterilizimin e çdo seti, çdo pakete 83 herë më shumë. Për shkak të të cilit, çdo vit, minimumi 1 mijë shqiptarë mbeteshin pa operuar sepse spitalet nuk i blinin dot setet e sterilizuara.
Ilir Beqaj, Manastirliu dhe Edi Rama nuk u hyri ferra në këmbë. Sepse kur u zbulua se ishte rritur çmimi i sterilizimeve 83 herë, Manastirliu nuk e mbajti dot këtë informacion dhe ja dërgoi Edi Ramës i cili në fakt ishte përfituesi kryesor. Çfarë bëri Edi Rama dhe ai i tha, rri e mos u merr me të. Ajo duhej të merrej, se kë një ligj që thotë, se shkelja e ligjit duhet të denoncohet, por i thotë mos u merr me të.

Është kjo fjalë që shfajësoi plotësisht Beqajn, Manastirliun sepse është Edi Rama. Çfarë doli në emisionin e fundit investigativ, në Plug. Çfarë tregonin gazetarët a hetuesit aty. Ata tregonin se paratë rreth 100 mln euro, të plaçkitur nga Rrjepaj, Rrapaj dhe Beqaj, shpërndaheshin njëlloj si paratë në inceneratorin e Elbasanit.
Një kompani x, 10 mln. Një tjetër kompani 20 mln. Të gjithë ishin kompani të zyrtarëve të vendosur me emra të tjerë. Ndaj dhe Altin Dumani merr Beqajn për 120 mijë euro dhe fal Beqajn për 100 mln euro. Padiskutim se kjo merr fund.
Çfarë po ndodh me Erion Veliaj? Shikoni, janë zhdukur 130 euro. Në fakt 200 se sot asnjëri nga 3 inceneratorët nuk punon, por me të tre inceneratorët janë shpenzuar 200 mln euro nga buxheti.
Por unë po marr Tiranën. 130 mln. E kuptoni ju se ç’po heton Dumani. Dumani po heton pasuritë e Ajola Xoxës, e Velicës, dhe të Erion Veliajt. Po bën hetim të thelluar pasuror dhe nuk heton 130 mln euro të zhdukura. Duhej të ishte i përfunduar inceneratori. Duhej të inagurohej në dhjetor inceneratori dhe inceneratori nuk ekziston as gjurmë.
Erion Veliaj, përveç se ka firmosur duke gënjyer se Këshilli bashkiak ka miratuar vendimin që të paguajë bashkia, shpenzimet për plehrat, 29 euro për ton, Erion Veliaj duke transferuar paratë në kontot e tij dhe Ramës, ka bërë sikur inceneratori po ndërtohet në një kohë që aty nuk është vendosur një tullë.
Sa ka marrë Lubi Balluku për këtë, ajo e di vetë. Se ajo ka pasur bashkë me Erionin komisionin mbikëqyrës të ndërtimit të djegësit. Nuk do ti pranojë kurrë PD këto gjykime.
Dëgjoni dhe njëherë. Ka 1 vit që hetohet Veliaj dhe Velica dhe u katandis kokoshi në thelë, i marrim telefonin, po i kontrollojmë telefonin Ajola Xoxës, Velicës. Këto janë mënyra se si të mbrojnë krimin”, deklaroi Sali Berisha.
Pyetjes së bashkëbiseduesve në rrjetet sociale, se ku do t’i gjejë paratë për rritjen e pagave, pensioneve dhe minumit jetik, kryedemokrati Sali Berisha iu përgjigj duke thënë se ato do të sigurohen, pasi të ndalohen vjedhjet dhe ndërtimet në Shqipëri, që sipas tij, kanë kapur çmime tejet të larta.

Në vijimësi të bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha tha se qeveria në pushtet, ka gjetur forma dhe mënyra nga më të ndryshmet për të vjedhur taksapaguesit shqiptarë.
Dy janë sektorët kryesorë, theksoi Berisha për qytetarët ku zhvaten paratë, rrugët dhe ndërtimi.
BERISHA: "Pyetje e drejtë. Të falënderoj për pyetjen, shumë normale është. Është premtuar jo vetëm aq, jo vetëm rroga minimale 500 euro, është premtuar vendosja e minimumit jetik, 200 euro. Është premtuar rritja e pensioneve mbi 200 euro. Është premtuar rroga mesatare 1200 euro. Janë premtuar pra një seri rritje, me ecje drejt dyfishimit të rrogave dhe pensioneve me qëllimin e palëkundur që shqiptarët të dalin përsëri si qytetarët më të paguar në rajon.
Ju siguroj se këto premtime kanë mbështetje të plotë dhe 100% financiare.
Dy janë mekanizmat me të cilat qeveria do të garantojë këto fonde. Një mekanizëm është transparenca. Nuk do të ndërtohen kurrë më, rrugë me çmim 10 herë më të shtrenjtë se në Kroaci, vend anëtar i BE-së.
Hyni në Google dhe lexoni për autostradën Bjelljosek-Manastir, autostradë 17 kilometra, 27 metra e gjerë, e ndërtuar me një shumë 27 milionë euro.
Pra rreth 1.6 milionë për kilometër. Shqiptarët e kanë të vështirë të imagjinojnë.
Çfarë po ndodh me unazën e Tiranës? Unaza e Tiranës në të cilën ne patëm përfunduar 3 lotet e para, është gjithsej 27 kilometra dhe kishin mbetur 24 kilometra. Janë ndërtuar ne 12 vitet e tyre, gjithsej 12 kilometra. Sot janë 12 kilometra për tu ndërtuar dhe këto 12 kilometra janë ndarë nga Lubi Balluku në 14 lote, 14 kontrata, për të vjedhur 14 herë. Ndërtohen me jnë çmim 16-17 milione euro për kilometër.
Për të mos thënë për të tjera që ndërtohen në fushë me 20, 20 e ca milionë euro kilometër.
Pra, i dashur me një buxhet siç ishte i këtij viti 8.2 miliardë euro. Në të cilin punët publike marrin 2-3 herë më shumë se shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe mbrojtja të marra së bashku.
Pra do të ndërtojmë me çmime të standardeve evropiane.
Është e vërtetë që materialet e ndërtimit, çmimi, kostoja e tyre është rritur. Por çfarë thotë inflacioni, sa është rritur kostoja e materialeve të ndërtimit nga viti 2013 gjer në vitin 2024. Është rritur 28%.
Ndërsa këta, ndërtojnë me çmime disa herë më të larta se sa në vitin 2013. Ndërtojnë 10 herë më shtrenjtë se sa në Kroaci në vitin 2021. Autostrada për të cilën fola është e vitit 2021.
Pra ne këtu kemi rezerva shumë të mëdha, edhe për të ndërtuar pa ndërprerë, se nuk ndërpresim, Shqipëria do të ndërtohet, por edhe për të investuar tek njeriu, për të bërë një shpërndarje të ndershme të të ardhurave.
Ku është burimi i dytë.
Unë dua të ju rrëfej qytetarëve, se çfarë ndodh me taksat e tyre.
Makineria burokratike e pamëshirë, kur përgatit buxhetin e copëton atë në 7-8 mijë zëra. Po hysh dhe ta studiosh, vëren se arrin copëtimi gjer në para xhepi, për një banjo, suva, derë, këto e ato e të gjitha me radhë. Kjo merr fund.
Vinte buxheti gjatë kohës që ishim në qeveri, buxheti kthehej dhe u kërkohej që nga 6-7 mijë që përgatiste makineria të përfundonin në 7-800 e asnjë më shumë.
Ju dëgjuat se si, 3 mln euro kërkon presidenti për rikonstruksionin e presidencës, madje shkoi deri atje sa i kërkoi Erdoganit para për pallat presidencial, se e ka sulltani atje ta kem dhe unë këtu, një pallat të ri presidenciale. Po të shohësh, e kanë bërë, e kanë ndarë buxhetin se si ta vjedhin.
Katër agjenci vetëm për mashtrimin e qytetarëve, me 170 punonjës. Këto marrin fund. Nuk mund të ketë më të tillë. Nuk do të ketë më shpenzime operative, hajt të vjedhim, kush vjedh më shumë. Jo absolutisht.
Këta vjedhin me borde në mënyrën më të paimagjinueshme. Sot ka zyrtarë anëtar të 20-30 bordeve, ku në secilin prej tyre merr jo më pak se 300-400 mijë lekë. Marrin fund këto. Marrin fund këto vjedhje.
Unë ju garantoj se ato premtime, do të pasohen në një ndarje tjetër edhe të pasurive natyre.
Nuk mund të paguajë kurrë pensionisti me të njëjtin çmim energjinë, siç e paguan rrogëlarti. Ai merr 180 apo 200 euro dhe do të paguajë energjinë aq sa merr Rama, 5 mijë euro apo Dumani 7 mijë euro për të bërë gjahun e opozitës. Marrin fund këto. Do të ketë një shpërndarje të re. Të padiskutueshme të të ardhurave dhe pasurive të këtij vendi".





