ZYRTARE/ Në "BB" njohu dashurinë e jetës, ja kush është ish-banorja që do të ketë rolin e opinionistes në "BBVA4"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2024, 20:01
Ashtu sikurse ju kemi bërë me dije dhe më herët në muajin dhjetor do të nisë transmetimi i një prej spektakleve më t ë ndjekur në Shqipëri “Big Brother VIP Albania”.
Rreth e qark janë ngritur aludime për konkurentët që do të jenë pjesë e shtëpisë, po për opinionistët?
Mesditën e sotme janë zbuluar dy figurat e njohura që do të ulen në karrigen e opinionistit. Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist. Por kush do të ulet krah Arbrit? Këtë edicion të katërt, atij do t’i bashkohet Neda Balluku. Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, roli i opinionistes nuk është diçka e re për të, pasi e kemi parë dhe në ‘Për’puthen”.
