Harry u përgjigjet njëherë e mirë thashethemeve për divorc

Princi Harry dhe Meghan Markle vazhdojnë me punët e tyre në Kaliforni, dhe mungesa e shfaqjeve të vazhdueshme publike si çift me puthje dhe përqafime ka çuar në disa thashetheme të rastit (dhe të pasakta) për divorcin përgjatë viteve. Këto thashetheme, Princi Harry ka  vendosur t'i komentojë si rrallëherë në një intervistë të fundit.

Gjatë një intervistë me Andrew Ross Sorkin në Samitin e New York Times DealBook, Harry bëri shaka, duke thënë “Duket se kemi blerë apo lëvizur nëpër shtëpi të reja rreth 10, 12 herë. Duket se jemi divorcuar ndoshta 10, 12 herë gjithashtu". 

Prezantuesi e ndoqi me pyetjen: “Pse po bëni... bëni aktivitete të pavarura? Pse nuk i bëni bashkë?” dhe Harry iu përgjigj, “Sepse ti më ke ftuar, duhej ta dije".

Prezantuesi e pyeti nëse të gjitha këto thashetheme çifti i konsideron normale.

"A është kjo diçka e mirë për ju, pra që të ketë kaq shumë interes për ju?"

Harry shpjegoi “se kjo nuk është aspak diçka e mirë,” duke shtuar “Është e vështirë të mbash hapin me gjithë këto thashetheme, por kjo është arsyeja pse thjesht i injoron.

"Ata për të cilët më vjen më shumë keq janë gënjeshtarët. Shpresat e tyre thjesht rriten dhe rriten por pastaj nuk ndodh asgjë. Pra, më vjen keq për ta. Sinqerisht, më vjen keq.”

Në një pjesë tjetër të bisedës, Duka i Sussex-it shtoi se ai dhe Meghan janë të lumtur në Kaliforni: “Më pëlqen të jetoj [në SHBA] dhe t'i rris fëmijët këtu. Është një pjesë e jetës time që nuk mendova se do ta jetoja, dhe ndjehet sikur është jeta që nëna ime do të dëshironte për mua.”/Living