"Hapet televotimi"/ Lela sheh videion e saj me emrin e Milaimit, ja si reagoi ajo (VIDEO)

Në edicionin e fundit të Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi u përball me një situatë të papritur.

Ajo u pyet nëse dëshironte të shihte një video që kishte bërë xhiron e rrjetit, dhe nëse e pranonte, do t’i zbritej çmimi i madh i 5 mijë eurove, duke e lënë atë me një çmim total prej 165 mijë eurosh. Lela pranoi dhe videoja u shfaq, ku ajo dukej në kolltuk duke hapur këmbët.

Ky veprim shkaktoi shumë reagime në rrjet, përfshirë një koment të opinionistit Milaim Zeka që thoshte “Hapet televotimi”, si dhe reagimin e opinionistes tjetër, Olta Gixhari.

Lela reagoi ashpër, duke thënë se qëndron si të dojë në shtëpi dhe kritikoi komentet që i konsideroi të pavend.