DALIN EMRAT/ Konfirmohen dy opinionistët e “BBV4”

“Big Brother Vip Albania” ka konfirmuar dy opinionistët që do të ketë në edicion e katërt, teksa ndryshon vetëm njëri nga edicioni i kaluar.

Më konkretisht, konfirmohet si opinionist Arbër Hajdari, i cili vazhdon të jetë prej katër vitesh në të njëjtin pozicion.

Ndërsa, opinionistja tjetër do të jetë Neda Balluku, e cila rolin e opinionistes e ka bërë edhe në programin “Për’puthen”. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe vetë një banore e Big Brother 4 në vitin 2011.

Neda Balluku do të zëvendësojë në atë pozicion Ori Nebijajn, e cila ka qenë opinioniste në edicionin e kaluar, teksa tek dy të mëparëshmit kanë qenë Balina Bodinaku dhe Zhaklin Lekatari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Big Brother Vip Albania” thuhet se do të nisë më 24 Dhjetor, teksa ende nuk ka ndonjë banor të konfirmuar, pavarësisht aludimeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)