Aksidentohet ish-banorja e "BBVA" në Dibër, transportohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 22:46
Një aksident ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës. Mësohet se gazetarja Ledjona Xheladinaj ëshë aksidentuar me motomjet.
Si pasojë e aksidentit ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.
Sipas burimeve gjendja shëndetësore paraqitet stabël, dhe do të vijoj të qëndrojë nën monitorimin e bluzave të bardha për të parë ecurinë nëse do duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
