Nuk ka liri për Jamarbër Malltezin, Kushtetuesja lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 18:38
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot çështjen e ngritur nga Jamarbër Malltezi, me objekt kërkesën për shfuqizimin e disa vendimeve të GJKKO, të Gjykatës së Apelit dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të papajtueshmërisë së këtyre vendimeve me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pas shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, vendosi rrëzimin e kërkesës së dhëndrit të Berishës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme prej 5 gjyqtarësh për të marrë vendim.
