Hoxha: Nëse rasti i Banjskës do trajtohej me seriozitet nga ndërkombëtarët, sulmi në Ibër Lepenc s'do ndodhte

Ylli Hoxha, analist në Kosovë, në një intervistë në Ora News u shpreh se po të trajtohej me seriozitet rasti i Banjskës nga ana e Ndërkombëtarëve, atëherë sulmi në Ibër Lepenc nuk do ndodhte.

Hoxha: Duhet nxjerrë leksione nga ajo që kemi parë.

Po të trajtohej Banjksa me seriozitet më të madh flas në rrafshin Ndërkombëtar, atëherë nuk do të ndodhte sulmi në Ibër Lepenc dhe nuk do të sulmohej infrastruktura kritike e sigurimit të ujit dhe energjisë në Kosovë.

Por për fat të keq kemi pasur një neglizhencë të rastit të Banjskës.

Aktori kryesor i asaj ngjarjes është ende i lirë në Serbi.

Serbia është ende e përkëledhur nga Perëndim.

Pa asnjë ndëshkim dhe asnjë sanksion.