Përfshihen nga zjarri, shkrumbohen katër makina në Prishtinë

Një zjarr ka përfshirë katër automjete në rrugën “Shaqir Igrishta” në lagjen Mat të Prishtinës.

Raportohet se një kamionetë, një rimorkio dhe tri vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm tek Rruga C.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se përpos dëmeve materiale, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, si shkak i zjarrit.