Elezi: Ekziston mundësia që siguria e Kosovës të jetë në rrezik, kemi kërkuar vigjilencë

Bedri Elezi, ekspert sigurie në Kosovë, në një intervistë në Ora Neës u shpreh se ekziston mundësia që siguria e Kosovës të jetë në rrezik.

Elezi: Ka një kohë të gjatë që ne kemi paralajmëruar institucionet e Kosovës që Kosova është e ekspozuar para një situate të rëndë të sigurisë dhe ekziston rreziku që grupe kriminale dhe terroriste të cilat i ka shpallur qeveria e Kosovës dy organizata terroriste të kryejnë veprime të cilat do cënojnë sigurinë e Kosovës.

Ne kemi pasur në vazhdimësi deklarata publike rreth shqetësimeve dhe kemi kërkuar një vigjilencë dhe kemi kërkuar që të merren masa për të siguruar informacione.

Përkundër faktit që qeveria e Kosovës ka shpallur dy organizata terroriste, nuk kemi parë se ka organizuar një plan operativ special.

Ky sulm padyshim e mori vëmendjen e Ndërkombëtarëve dhe kemi pasur një angazhim të fuqishëm.