Anjeza Çallpani, drejtoresha e Taulant Tushes që bën kërdinë me vjedhje në bashki
Anjeza Çallpani një ndër drejtoreshat e Bashkisë Tiranë, është një ndër ato figura që bashkë me grupin e saj është bërë e artë duke vjedhur nga taksat e qytetarëve të Tiranës e duke i pastruar ato në kompanitë e të shoqit.
E nisi karrierën si kandidate për deputete në PDIU dhe më pas e ushtroi artin e gjatë të përvetësimit të parave publike duke i futur në xhepat e saj e në funksion të bandës “5D”.
E veçanta e Çallpanit është se i shpëtoi burgut dhe i shërben tashmë si punë-mbaruese jashtë mikut të saj special Taulant Tushes.
Çallpani është administratore e Eco Tirana dhe mori drejtimin e disa funksioneve të rëndësishme në Baahkinë Tiranë pas largimit të Taulant Tushës, i cili u dënua me burg për akuzat e lidhura me korrupsion.
Por, teksa Tusha ndodhet pas hekurave, ndikimi i tij, sipas burimeve ekskluzive për JOQ, vijon të ndihet përmes pasardhëses së tij të preferuar.
Çallpani ruan një marrëdhënie të ngushtë me ish-drejtorin, duke shkuar shpesh për “takime speciale” në burgun e Fierit, ku ai aktualisht vuan dënimin.
Burime të brendshme pretendojnë se Çallpani vazhdon të sistemojë dokumentet e Tushës dhe të zbatojë urdhrat e tij në lidhje me menaxhimin e projekteve të lidhura me landfillin dhe tenderat.
Emri i Çallpanit është përfolur për ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në ndarjen e tenderave dhe fondeve për projektet e landfillit.
Burime të besueshme pohojnë se ajo ka krijuar një sistem të ngushtë bashkëpunimi monetar të pasteimir të parave me bashkëshortin e saj, Ermal Telhai.
E realizuar kjo përmes disa kompanive në të cilat i shoqi figuron pronar në letra e Callpani pronare de facto e tyre që përdoren për pastrimin e parave të bashkisë Tiranë.
Sipas burimeve, këto kompani dyshohet se janë përdorur për pastrimin e parave dhe transferimin e fondeve publike në favor të interesave private.
Rrjeti i ngushtë i bashkëpunëtorëve të saj, i cili përfshin figura kyçe të Bashkisë së Tiranës, thuhet se operon me bekimin e ish-drejtorit Tusha, që ruan ndikimin e tij përmes Callpanit.
Në korridoret e Bashkisë, Çallpani përshkruhet si një figurë e paprekshme, e mbrojtur nga ndikimi i fortë i ish-drejtorit Tushës, i njohur edhe si “5D”. Thuhet se të gjithë në bashki i druhen ndikimit të kësaj dysheje, duke shmangur çdo përplasje të mundshme.
Burime të tjera ngrenë shqetësimin për mënyrën se si drejtoresha është kthyer në një qendër vendimmarrëse jozyrtare. Zyra e saj, sipas informacioneve, është kthyer në një pikë takimi për ndarjen e projekteve dhe vendosjen e nënkontraktimeve në favor të bashkëshortit të saj.
Trashëgimia e Skemave të Tushës
Callpani nuk është e panjohur për lidhjet politike. Dikur kandidate e pasuksesshme e PDIU në Tropojë, ajo ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm që lidhet ngushtë me grupin e Tushës dhe menaxhimin e inceneratorëve. Përmenden edhe figura të tjera si Ida Qazimllari dhe Enton Punavija, që sipas burimeve, kanë përfituar promovime falë skemave të hartuara nga burgu.
Ndërsa faktet së shpejti do të bëhen publike, çështja Çallpani dhe lidhjet e saj me Taulant Tushën pritet të jetë në fokusin e ligjit.
Transparenca dhe llogaridhënia janë sot më të rëndësishme se kurrë për t’i dhënë fund një modeli të trashëguar abuzimi me fondet publike të Bashkisë Tiranë./ JOQ
