Rritet numri i të prekurve me HIV, Omeri: Shqipëria është vendi i parë në botë ku sëmundja kapet vonë
Rritet numri i të prekurve me HIV dhe për këtë fenomen tejet shqetësues, gjinekologia Xhensila Omeri dha edhe një tjetër të dhënë alarmuese.
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Omeri bëri me dije se fatkeqësisht Shqipëria është vendi i parë në botë ku sëmundja kapet vonë.
“Shifrat janë alarmuese, duke pasur parasysh numrin e banorëve që ne jemi, 119 raste në vit është një shifër alarmuese, ku institucionet duhet të vihen në lëvizje.
Dhe jo vetëm kjo, por në rastet e diagnostifikuara vërehet se të prekurit vijnë për ndihmë dhe trajtim mjekësor në një fazë tejet të avancuar, pra që do të thotë se HIV-i kapet shumë vonë. Por çfarë do të thotë kjo?
Që vazhdon zinxhiri i transmetueshmërisë, ku i sëmuri nuk e di që është i infektuar për një kohë të gjatë ndërkohë ai vazhdon jetën normale dhe numri i kësaj patjetër që do të vijë në rritje.
Dhe kur flasim për HIV-in duhet të flasim për marrëdhëniet seksuale si forma kryesore e transmetimit të HIV-it.
Në historinë e tij HIV-i njihej si “murtaja e gejve”, pasi tek meshkujt në marrëdhënie me meshkuj u shfaq për herë të parë dhe më pas u shtri edhe tek të tjerët.
Por nuk është thjesht marrëdhënia seksuale, por duhet të testohesh rregullisht, pasi nuk mund ta dish asnjëherë.
Do të ketë fëmijë të prekur porsa kohë HIV-i përhapet përmes gjakut dhe spermës, dhe nëpërmjet transmetimit horizontal që nga shtatzënie e nënës”, u shpreh gjinekologia Xhensila Omeri.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GJINEKOLOGEN XHENSILA OMERI


