VIDEO+EMRAT/ Shihni momentin kur policia ia zhyt kokën në divan 51-vjeçarit që plagosi dje 41-vjeçarin në Vlorë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se për motive të dobëta, 51 vjeçari i identifikuar me emrin Abaz Rohani, person me precedent penal, ka plagosur me thikë 41-vjeçarin, Xhafer Kamberi, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërsa autori është vënë në disa orë më vonë, dhe pamjet e arrestimit të Rohanit janë publikuar nga Policia e Shtetit.

"Vlorë - Plagosi me mjet prerës (thikë), një 41-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, ku u plagos me mjet prerës, një shtetas, organizuan punën duke ushtruar kontrolle për kapjen e autorit. Si rezultat, pas disa orësh kërkime, u gjet në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. R. alias Gj. M., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.12.2024, rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës (thikë) me të cilin është kryer plagosja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.