Shpërthimi në Zubin-Potok, Isufi: Pasojat janë të mëdha, janë arrestuar tre persona
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2024, 15:21
Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se për sulmin në veri të Kosovës janë arrestuar tre persona.
Isufi: Ajo që është duke ndodhur që nga mbrëmë kur ka ndodhur rasti është që ekipe të shumta emergjente janë duke punuar për dëmet pas eksplodimit.
Janë duke u bërë përpjekje të shumta që të mos mbeten qytetarët dhe komunat pa ujë dhe energji elektrike.
Policia po kryen bastisje të shumta në komunat veriore.
Janë tre persona të arrestuar të cilët dyshohet se kanë hedhur mjetin eksplodues.
Dyshohet se edhe persona të tjerë janë të përfshirë dhe lidhen direkt me grupet kriminale të cilat janë të dirigjuara nga Serbia.
Ka një numër të madh të pjesëtarëve të EULEX, KFOR-it, inteligjencës kosovare.
