VIDEO-SKANDALI/ Policia maqedonase e shkul nga shtylla dhe hedh për toke flamurin shqiptar

Një situatë në kufijtë e të turpshmes ka ndodhur këtë të premte në Maqedoninë e Veriut, ku policia ka ndërhyrë për të hequr flamujt shqiptarë të vendosur për festat e 28 dhe 29 Nëntorit.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, dallohet momenti kur një polic heq nga shtylla një flamur shqiptar në Kumanovë.

Polici e heq flamurin dhe më pas e hedh në tokë, një veprim që ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë tek shqiptarët e Maqedonisë. 

Bëhet fjalë për policin me iniciale D.K. i cili në video shihet duke hequr flamurin kombëtar. Ky akt konsiderohet një skandal, duke qenë se ndodhi në vigjilje të festave që përkujtojnë Pavarësinë dhe Çlirimin e Shqipërisë.