Begaj bisedë telefonike me Osmanin: Dënoj ashpër aktet t*rroriste në Kanalin Ibër-Lepenic
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2024, 09:39
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Begaj dënoi ashpër sulmin terrorist mbi Kanalin e Ibër-Lepenic.
Njoftim për shtyp
Presidenti i Republikës së Shqipërisë zhvliloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës.
Presidenti mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.
