Sulmohet Komuna e Zveçanit/ Dashevci: Segmente serbe kërkojnë destabilizim në veri të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2024, 19:19
Përmes një interviste në Ora News, Arben Dashevci, ekspert sigurie tha se ka një tendencë nga segmentet e caktuara serbë që të krijojnë një destabilizim në veri të Kosovës.
Dashevci: Në aspekt sigurie është një tendencë për ta mbajtur këtë pjesë të Kosovës nën tension sa i takon sigurisë, duke parë një që ka një vërtetë, se ka një siguri qytetare atje. Prandaj këto forca kriminale ku nxitës dihet farë mirë se kush janë, gjithmonë tentojnë që ta mbajnë këtë pjesë në tension.
Por rrugët e tyre sa i takon sigurisë, janë ngushtuar dhe hapësira e tyre për veprim është ngushtuar. Ata ku e kanë mundësinë po sulmojnë dhe jam i bindur se organet e rendit janë duke vepruar pasi janë sulme të izoluara.