Bien temperaturat dhe reshje dëbore në disa zona/ Osmani: Vranësirat do të pësojnë zhvillime, priten reshje shiu në këto zona...
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte meteorologu Akil Osmani, i cili u shpreh se momentalisht reshjet kanë pushuar por që vranësirat në mesditë do të pësojnë zhvillime duke bërë që të kemi reshje shiu.
"Zonat e thella malore kryesisht verilindja, juglindja kanë pasur prezente reshje të dëborës në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Momentalisht, kemi ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë t territorit shqiptar, duke bërë që më tepër të kemi prezente vranësirat. Vranësira, të cilat gjatë orëve të mesditës, pasdites dhe në vijim, do të pësojnë zhvillime duke bërë që sërisht të kemi prezente reshje të shiut në ultërsirën perëndimore duke përfshirë dhe kryeqytetin ndërsa në shqipërinë lindore pritet të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës, të cilat do të jenë prezente deri në orët e vona të ditës së sotme", u shpreh Osmani.
