Reformat për integrimin/ Kërkohet adresimi i ligjit për prokurimet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
Nder reformat te ndërmarra për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë te BE brenda vitit 2027 pritet te jete edhe sektori i prokurimeve publike.
Ne planin Kombëtar tashmë të publikuar për konsultim publik kërkohet adresimi i ligjit për prokurimet ne fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ku duhet të rishikohen kufijtë monetare dhe procedura për realizimin e tyre.
Kjo mase sipas duhet te jete e implementuar ne vitin 2026. Një tjetër pikë është dhe rishikimi brenda vitit të ardhshëm për ligjin mbi projektet koncesionet dhe partneritetin publik privat.
Dokumenti parashikon ndryshime në ne administratën publike, ne lidhje me rekrutimin, ngritjen ne detyre dhe largimin duke u mbështetur te meritat dhe transparenca.
Ne fushën e drejtësisë është edhe analiza e kuadrit ligjor për sistemin e sponsorizimeve private për Policinë e Shtetit. Ne baze gjetjeve te saj nëse raportohen si burim korrupsioni duhet te merren masa per ta ndaluar përfundimisht pranimin e tyre.
Dokumenti thekson se Shqipëria duhet te krijoje një sistem kombëtar te paralajmërim te hershem pre zbulimin e substancave te reja psikoaktive.
Plani Kombëtar për Integrimin Evropian përmban listën e masave ligjore dhe të politikave, të masave institucionale si dhe investimeve që do të zbatohen nga ministritë dhe institucionet e tjera, deri në vitin 2027.
