Elton Çaushi në “Alert”: Shqipëria ka mundësi të shfrytëzojë potencialin e turizmit dimëror
Ftuar në emisionin “Alert” në Ora News, i moderuar nga Granit Sokolaj, Elton Çaushi, operator turistik, theksoi se është bërë një punë e shkëlqyer për ndërtimin e strukturave moderne dhe cilësore për konferenca dhe kongrese.
Ai e theksoi me shumë interes që Tirana duhet të forcojë bashkpunimin me qytetet e Vlora dhe Durrësi për të ndërtuar një reputacion të forte dhe te qëndrueshëm për këto tipe aktivitetesh, si dhe për të ofruar mundësi të reja për turistët.
Ai theksoi se për të rritur konkurrencën, Shqipëria duhet të afrojë destinacione si Vjena dhe Zvicra, duke ofruar mundësi për turizëm gjatë gjithë vitit.
Për sa i përket turizmit dimëror, Çaushi rekomandoi që Shqipëria të sakrifikojë një pjesë të malet e saj për të ndërtuar një reputacion për turizmin malor, përfshirë mundësi për skijim dhe aktivitete të tjera aventuristike.
Ai sugjeroi që ky investim mund të realizohej me ndihmën e subvencioneve që mund të kompensoheshin me fitime nga turizmi, duke sjellë një kthim të konsiderueshëm nga ky sektor. Për Çaushin, këto investime do të mundësonin zhvillimin e infrastrukturës dhe tërheqjen e më shumë turistëve, duke i dhënë një shtysë të madhe ekonomisë vendase.
Ai gjithashtu theksoi se për të zhvilluar më tej sektorin turistik, duhet të intensifikohet bashkëpunimi mes sektorit privat dhe qeverisë, duke krijuar mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm të turizmit në Shqipëri.
Sipas Çaushit, Shqipëria ka potencial të madh për të ofruar një përvojë të ndryshme turistëve, duke e pozicionuar veten si një destinacion me oferta që shtrihen nga skijimi, turizmi aventuristik deri te ai kulturor.
