''Janë shuar vatrat'', Dedaj: Në periferi shtëpitë janë braktisur, njerëzit kanë ikur
Gazetari, Reldar Dedaj në një intervistë në Ora Neës u shpreh se një nga kataklizmat më të mëdha në këto 34 vite është ikja e vazhdueshme e të rinjëve.
Dedaj: Krijimi i shtetit shqiptar dhe krijimi i nacionalitetit të shtetit shqiptar, të identitetit të shtetit shqiptar është produkt i elitave kulturore.
Si takimi me Albin Kurtin dhe si takimi me Edi Ramën është diçka krejtësisht normale.
Ky është identiteti ynë kombëtar.
Dhe përsa i përket kësaj feste kjo duhet të jetë.
Por mesazhet politike nuk janë vetëm për bashkim, për unitet.
Duhet të ndërtohen realisht tek plaga që ka kjo shoqëri dhe ne nuk e shmangim.
Që është ndoshta një nga kataklizmat më të mëdha në këto 34 vite, ikja e vazhdueshme e të rinjve.
Kudo që të hedhësh sytë sot në periferinë e Shqipërisë, në zonat larg kryeqytetit, ndoshta larg Tiranës dhe Durrësit ju do të shquani me lehtësinë më të madhe, nuk ka më tym, oxhaqet nuk nxjerrin më tym.
Shtëpitë janë braktisur sepse njerëzit kanë ikur. Janë shuar vatrat dhe kjo është kataklizma më e madhe që po prodhon kjo shoqëri madje edhe kjo klasë politike.
