Vengu: Efektivët e Forcës Tokësore mesazhe urimi për Festat e Nëntorit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndarë sot disa mesazhe urimi nga efektivët e Forcës Tokësore me rastin e Festave të Nëntorit dhe 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

“Sot është një ditë krenarie për gjithë shqiptarët, kujtojmë sakrificën dhe luftën për liri.

Një trashëgimi që brezat e rinj duhet ta mbrojnë dhe respektojnë”, thotë një nga efektivët në urimin e tij.

“29 Nëntori përfaqëson jo vetëm çlirimin, por edhe frymën e bashkëpunimit dhe vendosmërisë.

Ne jemi këtu për të shërbyer me përkushtim dhe krenari ndaj kombit”, shprehet një tjetër efektiv i Forcave Tokësore me rastin e Festave të Nëntorit.

Ndërsa një ushtarake e Forcës Tokësore shprehet se “për mua është nder i madh të jem pjesë e Forcave Tokësore.

Ne jemi këtu për të mbrojtur atë që të parët e ruajtën me krenari dhe gjak”.