Kampusi i Kolegjit të Europës/ Rama inspekton punimet me ministren Manastirliu dhe rektoren Mogherini
Në këtë ditë jubilare për Shqipërinë qëshënon 80 vjetorin e çlirimit, nis edhe puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, një simbol i fuqishëm i Shqipërisë si Europa e Ballkanit.
Kryeministri Edi Rama ishte prezent në kantier, për të ndjekur nga afër punimetsëbashku me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Rektoren e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, FedericaMogherini.
“Sot është dita e parë e fillimit të punimeve. Praktikisht projektiështë shumë interesant jo vetëm nga pikëpamja e arkitekturës, por dhe nga pikëpamja funksionale dhe nga shërbimet që do të ofrojë.
Përbëhet nga 4 godina, godina e librarisë dhe disa shërbime për të rinjtë dhe studentët.
Godina e dytëështë ajo e klasavedheambienteve mësimore.Godina e tretëështëajo për zyrat dhe shërbimet e tjera ndihmëse në funksion tëkolegjit dhe godina qendroreështë ajo e një salle të madhe, e një aure të madhe për studentët, por dhe për takime të ndryshme”, - u shpreh drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të shërbejë si një hapësirë e re, me një arkitekturë moderne dhe mjedise optimale.
“Kjo hapësirë do t’i shërbejë së pari kampusit të Kolegjit tëEuropës, por nga ana tjetër dhe studentëve të Qytetit Studenti sepse do të kenëakses tek shërbimet ndaj studentëve si biblioteka, një muze që do të ndërtohet dhe ambientet sportive të cilat janë pjesë e këitjkampusi.
Do të kemi mundësi tëbashkëveprojmë mëshumë me universitetin e Tiranës. Duke qenë se dhe një pjesë e ambienteve këtu do të jenë në shërbim të studentëve të këtij universiteti por dhe të studentëve që janë pjesë e rezidencës”, - u shpreh ministrja e Arsimit OgertaManastirliu.
Kampusi parashikohet të jetë gati të presë një numër të shtuar studentësh pas përfundimit të tij.
