Dy aksidente në Elbasan, automjetet përplasin dy këmbësorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 16:04
Dy aksidente janë shënuar ditën e sotme në Elbasan.
Mësohet se një 40-vjeçar ka përplasur një këmbësor 69 vjeç në fshatin Pishaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Po ashtu në aksin “Elbasan-Peqin”, një 24-vjeçare ka aksidentuar lehtë një 14-vjeçar. Ndërkaq, grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave të aksidenteve.
