RYANAIR feston përvjetorin e parë në Tiranë, çmime që fillojnë nga vetëm 19,99 €
Ryanair, linja ajerore nr.1 e Evropes, lancon 6 destinacione te reja per ne Bari, Bristol, Budapest, Lamezia, Napoli, Vjena per dimrin 2024.
Për të kremtuar përvjetorin e parë ne Tiranë, Ryanair ka lajmëruar një ulje 3-ditore, me çmime që fillojnë nga vetëm 19,99 €, e disponueshme ekskluzivisht në ryanair.com.
Drejtori Komercial i Ryanair, Jason McGuinness u shpreh se Ryanair ështe angazhuar te ofroje tarifa te uleta
"Ryanair do të rris trafikun këtë dimër me plus 25%, duke transportuar 3 milion pasagjerë këtë vit, në 22 linjat e Tiranës. Ndërsa Ryanair është e angazhuar të ofroj tarifa të ulëta me Shqipërinë, çelsi për zhbllokimin e trafikut dhe rritjes së përshpejtuar të turizmit është kostoja më e ulët e aksesit. Ne mezi presim të punojmë me partnerët tanë shqiptarë për të ofruar rritje të përshpejtuar të trafikut dhe turizmit gjatë viteve të ardhshme."
Z. Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional dhe Administrator i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës theksoi rritjen e numrit te turisteve
"Ardhja e Ryanair në tetorin e kaluar ka sfiduar TIA-n në shtyrjen e aktivitetit operacional dhe më tej. Rritja e konkurencës ka rezoltuar me në ofertën më të mirë dhe rrjetin e zgjeruar të rrugëve që kanë ndihmuar TIA-n të arrij rezultate të pabesueshme të trafikut ajror. Mezi presim të punojmë me Ryanair për shumë vite në vijim."
Në vetëm 12 muaj, Ryanair është bërë linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, duke procesuar 3 milionë pasagjerë duke rritur turizimin brenda vendit me tarifat më të ulëta.