Përleshje në gjimnazin e Tepelenës, 2 të rinjtë “grushtohen” me nxënësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 13:32
Një tjetër ngjarje e rëndë pranë një shkolle është regjistruar së fundmi në gjimnazin e qytetit të Tepelenës.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, dy të rinj 20 dhe 22 vjeç janë përleshur me grushte për motive të dobëta me 4 nxënës të kësaj shkolle. Policia ka proceduar penalisht dy të rinjtë Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.