Komisioni i Ekonomisë miratoi nen për nen buxhetin 2025, duke ia kaluar parlamentit për miratim

Komisioni i Ekonomise miratoi nen per nen buxhetin 2025, duke ia kaluar seances parlamentare te 3 dhjetorit per miratimin final.

Drafti eshte miratuar sebashku me kerkesat per shtesa ekonomike te kerkuara nga institucionet

“Inspektorin e Lartë të Drejtësisë shtohen shpenzimet 26.7 milion lekë, në strukturën e posaçme antikorrupsion shtohen shpenzimet 200 milion lekë. KQZ bëhen këto ndryshime, shtohen shpenzimet kapitale 134 milion lekë për financimin e sistemit të indeksimit, kërkimit dhe ruajtjes së pamjeve filmike, modulin e hartave të qendrave të votumit, modulit në administrate etj. Shtohen shpenzimet operative 56 milion lekë për funksionimin e institucionit gjatë periudhës zgjedhore dhe shtohen ashpenzimet e fondit për zgjedhjet parlamentare për vitin 2025 për 500 milion lekë.”

Nderkohe nuk munguan edhe kritikat e opozites te cilet thane se ndryshimet e bëra nuk kanë dhënë miratimin tyre për draftin

“U krijua një përshtypje e ndryshimit totalisht të buxhetit dhe një kakofoni që unë si deputete e këtij komisioni nuk u ndjeva aspak mire. Rritje shpenzimesh operative, rritje stafi… Besoj se ka pasur një llogjikë ministria kur e ka bërë buxhetin. Kjo gjë e momentit të fundit prish llogjikën e planifikimit buxhetor”.

“Këtë buxhet nuk e votoj se është një buxhet që nuk iu jep qytetarëve atë që duhet t’iu japi.”

Institucionet e drejtesise me ne krye te SPAK dhe KLGJ perfitojne nje shtese prej 2,7 miliarde lekesh, por edhe KQZ, Kuvendi me nje shtese prej 160 milione lek, KLSH dhe Instat.