PROTESTË NË DITËN E BONUSIT! Pensionistët, para Kryeministrisë për pensione dinjitoze: Rritje dhe rimbursim të plotë të ilaçeve

Vendimi i qeverisë për bonusin e fundvitit i gjeti në protestë një pjesë të pensionistëve. Nga para godinës së qeverisë, ish minatorët kërkuan miratimin e statusit, dhe rritje te pensioneve.

Pensionistët u mblodhën para Kryeministrisë për të kërkuar rritje të pensioneve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Kërkuan pensione dinjitoze, rimbursimin e plotë të ilaçeve si dhe statusin e minatorit. Me pankarta kundër korrupsionit, pensionistët paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Me helmetën simbol në kokë, ish minatorët tashmë në pension, u bënë bashkë para Kryeministrisë.

Në ditën që qeveria miratoi bonusin e fundvitit, punëtorët e nëntokës kërkuan pensione dinjitoze.

Ky i moshuar pensionist me ilaçet me vete kërkon rimbursimin e plotë të tyre.

Të gjithë bashkë për të disatën herë kërkesat I kanë të njëjta, ndërsa mesazhet i përcollën edhe përmes pankartave

Pensionistët thanë se do të rikthehen sërish para kryeministrisë në protestën për dinjitet siç e cilësojnë kërkesën për rritjen e mbështetjes nga qeveria