Ulni ndotjen nga karburantet, BB: Në çdo 1 euro për mbrojtjen e klimës kthehen 10 euro përfitim
Banka Boterore i kërkon Shqipërisë uljen e perdorimit te karburanteve fosile si masë për mbrojtjen e klimës. Në raport sugjerohet pershpejtimi i masave dhe investimeve ne teknologji të energjisë së pastër.
Masat dhe reformat për Kalimin drejt emetimit 0 të ndotjes duhet të vijojnë deri në vitin 2050 thuhet më tej në konkluzion.
Nicolas Marquier, Menaxher Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor shprehet se për këtë fushë 85% e investimeve parashikohet te vijne nga burime private dhe pjesa tjetër nga ajo publike.
Bujqësia po ashtu eshte nje sektor qe preket nga ndryshimet klimatike.
Per kete kerkohet që te investohen 6 miliarde dollare per te mbrojtur qytetaret dhe pronat nga rreziku i permbytjeve, zjarret në pyje apo dhe rrëshqitjet e dheut.
Madje më tej analizohen dhe dëmet e shkaktuara në rreth 42 mijë individë, 2 mijë banesa dhe 17 mijë hektarë nga përmbytjet e vitit 2015. Por me ndryshimet e klimës situata mund të bëhet edhe më e rëndë.
Ne mungese te investimeve Shqiperise do ti kushtonte nje dem ekonomik deri ne 7% te PBB-se.
Ne raport thuhet se për çdo 1 euro të investuar në përpjekjet për përshtatjen klimatike, kthimi i investimit mund të arrijë deri në 10 euro dhe do te kete me pak humbje.
BB vlerson nevojën e investimeve të menjëhershme për zbutjen e ndikimit të katastrofave, reformat në financat publike për të mbështetur nismat për klimën dhe nxitur investimet private, si dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për të inkurajuar inovacionin.
