Liga e Kombeve, Çoçlli: Të gjithë janë të zhgënjyer sepse kishte pritshmëri. Trajneri gaboi

Në “Ora Sport” Nikolin Çoçlli trajner tha se tashmë se ai si shumë të tjerë janë të zhgënjyer nga performanca e kombëtares tonë të futbollit.

Çoçlli: Kemi shprishur shumë nga kjo kombëtare, por tashmë jemi të zhgënjyer, sepse zhgënjimi vjen sepse pritshmëria ka qenë shumë e madhe. Një skuadër e sapoformuar me një mentalitet të ri dhe duke menduar se kjo do të rrisë nivelet, por ne po kthehemi në bazë.

Trajneri ka gabuar, duke u besuar lojtarëve që e kualifikuan dhe jo atyre që janë alternativa. Nuk vazhdohet dot me të njëjtën lojtarë në çdo ndeshje.