Guardiola justifikohet për humbjen e thellë të Cityt: Pa Rodrin është vështirë

Skuadra e Manchester Cityt pësoi humbje në javën e 12-të në Premier League ndaj Tottenham Hotspur me shifrat 0-4.

Pep Guardiola është duke thyer një rekord negativ, pasi ka pesë ndeshje radhazi që është mposhtur me Manchester Cityn në të gjitha garat (tre humbje radhazi në Premier League).

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll tregoi se skuadra e tij po e ndjen mungesën e Rodrit, i cili së fundmi është fitues i “Topit të Artë”.

“Ne jemi pa Rodrin, na mungon. Lojtari më i mirë në botë. Imagjinoni kohën time te Barcelona, po të isha pa Messin gjithë sezonin, lojtarin më të mirë në botë. A mendoni që ne do fitonim tripletën? Jo nuk mendoj”, u shpreh Pep Guardiola.

Kujtojmë që Manchester City tani është në vendin e dytë në tabelë në Premier League me 23 pikë.