U HELMUAN NGA ALKOOLI! Shkon në 6 numri i turistëve të vdekur! Ju hidhnin gotave met*nol, se kushtonte më lirë

6 turistë kanë ndërruar jetë pasi kanë konsumuar alkool në të njëjtin ambient në Laos. Nga hetimet rezultoi se pijet ishin shtuar me një lëndë më të lirë që e zëvendëson alkoolin të quajtur metanol, por sasia e tepruar e saj ka rezultuar fatale.

6 turistë të huaj kanë ndërruar jetë në Laos nga helmimi me metanol. Kjo lëndë pa ngjyrë zëvendëson alkoolin dhe është më i lirë se ai ndaj shumë biznese e përdorin, por sasi e tepruar e metanolit është vdekjeprurëse.

Metanoli ka një strukturë që ndryshon plotësisht në mënyrën se si njerëzit e përpunojnë atë në trup, duke çuar në pasoja potencialisht fatale.

Një adoleshente australiane është e fundit që ka ndërruar jetë, duke pësuar fatin e dy miqve të saj dhe 3 turistëve të tjerë nga Amerika Veriore.

Familja e Holly Bowles, 19 vjeç konfirmuan vdekjen e saj, më shumë se një javë pasi ajo u sëmur në qytetin turistik të Vang Vieng. Edhe miku i saj Bianca Jones, gjithashtu 19 vjeç, dhe avokatja britanike Simone White, 28 vjeç, nga Londra juglindore, u konfirmuan të vdekur.

Një burrë i paidentifikuar nga SHBA dhe dy gra daneze, të moshës 19 dhe 20 vjeç, janë gjithashtu në mesin e viktimave të helmimit të dyshuar, që besohet të jetë i lidhur me alkoolin e helmuar.

Menaxheri i hotelit është ndaluar për t'u marrë në pyetje nga policia, ndërkohë pak detaje kanë dalë për ndonjë nga viktimat e tjera. Australia po i shtyn autoritetet të jenë të hapura në lidhje me hetimin e tyre për incidentin.