Orban sfidon ICC, fton Netanyahun në Hungari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 10:54
Kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE-së, ka njoftuar se do të ftojë homologun e tij izraelit Benyamin Netanyahu për të protestuar kundër urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).
“Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta kundërshtojmë këtë vendim”, theksoi Orban.
”Unë do ta ftoj Netanyahun të vijë në Hungari, ku mund ta siguroj se vendimi i ICC nuk do të ketë efekt,” tha ai në një intervistë për radion shtetërore.
