Biden: Vendimi i ICC për arrestimin e Netanjahut dhe Gallant është skandaloz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 12:21

Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar ashpër urdhërarrestet e lëshuara kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të tij të mbrojtjes për krime lufte të dyshuara në lidhje me konfliktin në Rripin e Gazës.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi urdhër-arrestet, të cilat u miratuan nga një dhomë paragjyqësore në Hagë, pas kërkesave të bëra nga kryeprokurori Karim Khan në muajn maj.
Biden, në një deklaratë të lëshuar të enjten në mbrëmje, e quajti masën “skandaloze”.
“Më lejoni të jem i qartë edhe një herë: Çfarëdo që mund të nënkuptojë ICC, nuk ka asnjë ekuivalencë, asnjë, midis Izraelit dhe Hamasit”, theksoi Biden.
“Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë Izraelit kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, shtoi Biden.

