“FERRAT” E FJALORIT/ Gjuhëtarët ndikohen nga mediat, në vend që t’i diktojnë! Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe, me 1500 shprehje të huaja

Në ditën e Alfabetit, u prezantua fjalori i madh i Gjuhës Shqipe ku në të bëjnë pjesë 1500 shprehje të huaja. Pas një pune 4 vjeçare, ky fjalor përmban rreth 120 mijë fjalë

Ky ishte mesazhi i gjuhëtarit Emil Lahe në ditën e parë të Kuvendit të Gjuhës ku apeloi për të pastruar fjalorin shqip nga shprehitë e huaja por e kundërta ndodhi gjatë prezantimit.

1500 shprehje të huaja janë përfshirë në fjalorin e ri, me pretendimin se përdoren në masë nga mediat.

Madje në të përfshihen edhe fjalë të përdorura tradicionalisht, por që nuk kanë qenë në fjalorin e mëparshëm

Madje ke dhe bashkim fjalësh që akademikët i cilësonin të papranueshëm.

Pas një pune 4 vjeçare, në ditën kombëtare të alfabetit ashtu siç u lajmërua nga Kryeministri Edi Rama fjalori i ri do të përmbajë 120 mijë fjalë, gati trefishi i fjalorëve të mëparshëm.

Në të përfshihen dhe shprehje të autorëve më të mëdhenj kombëtarë si Kadareja, Fishta dhe jo vetëm.

Ndryshe nga fjalorët e mëparshëm, në të riun janë shmangur informacionet teknike për ta bërë sa më të qartë tek lexuesi.

Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe do të jetë i gatshëm edhe në platformat online ku do të përmbajë tabela gramatikore, zgjedhues të foljeve dhe me qindra raste përdorimi për një fjalë.