Avokati blen fotografinë e vjedhur! E shkrepur në 1941-n, po trafikohej online! Pagoi 5300 dollarë pa e ditur se ishte origjinali

Ai mendoi se kishte blerë një kopje thuajse identike të fotografisë të Winston Churchillit të vitit 1941. Por rezultoi se koleksionisti i apasionuar pas artit mbante në shtëpinë e tij fotografinë origjinale, e cila u vodh dhe u shit online.

Një avokat dhe koleksionist i apasionuar pas artit mendoi se kishte blerë një kopje të nënshkruar të një fotografie ikonike të Winston Churchillit të vitit 1941, por përfundoi duke blerë origjinalen, e cila ishte vjedhur.

Nicola Cassinelli, 34 vjeç, kishte kërkuar diçka tërheqëse për të varur në apartamentin e tij të ri në Itali, kur hasi në një kopje të nënshkruar "Luanit që ulërin" në katalogun online të Sotheby's në maj 2022.

Fotografia bardh e zi është një nga më të famshme të Churchill.

Cassinelli ofroi mbi 5,300 dollarë duke besuar se ishte e përsosur për apartamentin e tij.

“Më tërhoqi menjëherë vëmendjen, jo vetëm për bukurinë e saj, por sepse jam i magjepsur nga figura e Winston Churchillit. Është historike.” tha Cassinelli për mediet.

Oferta e tij u pranua dhe dy javë më vonë, pasi pagoi një shtesë prej 2500 dollarësh në doganë, transport dhe taksa, ai kishte foton ikonike të varur në banesën e tij. I emocionuar historinë, Cassinelli ua tregoi atë të gjithë të ftuarve të tij dhe nuk mendoi asgjë më shumë.

Fotografia ishte marrë nga holli i Fairmont Château Laurier në janar, një hotel i famshëm në zemër të kryeqytetit të Kanadasë në 2022 dhe ishte trafikuar fshehurazi në Evropë.

Vjedhja u zbulua vetëm muaj më vonë, në gusht, kur një punonjësi i hoteli vuri re se korniza nuk ishte varur siç duhet dhe dukej ndryshe.

Tre muaj pasi Cassinelli kishte blerë pa e ditur origjinalin, ai mori një telefonatë nga Sotheby duke i kërkuar që të mos e shiste apo transferonte veprën te ndonjë palë e tretë.

Cassinelli nuk ishte i detyruar ta kthente atë.

Megjithatë, duke qenë një admirues i artit dhe historisë, Cassinelli pranoi ta kthente atë. Fotografi i njohur Yousuf Karsh shkrepi portretin ikonik në vitin 1941 në zyrën e Kryetarit, menjëherë pasi Churchill mbajti një fjalim gjatë kohës së luftës para ligjvënësve kanadezë.