Akademia Olimpike Shqiptare, përpjekje për përhapjen dhe zhvillimin e Lëvizjes Olimpike

Akademia Olimpike me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar kanë realizuar seminarin e trajnimit OVEP III me koordinatorët e Edukimit Olimpik, në ambientet e Akademisë Olimpike Ndërkombëtare në Olimpia të Greqisë.

Trajnimi përfshinte workshop-e me aktivitete dhe modele të Javës Olimpike.

Grupi i koordinatorëve nga Shqipëria u prit nga dekani i Akademisë Profesor Kostas Georgiadhis, i cili i njohu me eksperiencën e organizimit të Lojërave Athina 2004 dhe falënderoi Akademinë Olimpike Shqiptare për punën që po bën për përhapjen dhe zhvillimin e Lëvizjes Olimpike.

Grupi koordinatorëve pati mundësinë të vizitojë monumentin e Baron Pierre De Coubertin, si edhe muzeun dhe sitin arkeologjik ku janë zhvilluar Lojërat e lashta Olimpike.

Në ambientet sportive të Akademisë u zhvilluan disa aktivitete sportive me studentët e Masterit.