Mosmarrëveshje me nënën e tij, i riu rreh të ëmën

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, shkruajnë mediat e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.