Nën akuzë për ped*fili, zhduk pasurinë! Robert Miller akuzohet se ka abuzuar me mbi 50 femra kur ato ishin minorene

Robert Miller, i vlerësuar si një nga njerëzit më të pasur në botë ka zhdukur çdo gjurmë të pasurisë së tij, teksa po përballet me akuzën se ka abuzuar seksualisht me mbi 50 femra kur ato ishin ende minorene. Lëvizjet e 81-vjeçarit për të fshehur apo tjetërsuar pasuritë ka vënë në vështirësi edhe Gjykatën në Kanada për të bllokuar asetet e Robert Miller.

Vetëm për dy apartamente është vendosur sekuestro preventive, edhe ato nuk janë në emër të miliarderit Një ndër personat më të pasur në botë, nuk ka asnjë llogari me para në emrin e tij.

Robert Miller, i cili është nën akuzë se ka abuzaur seksualisht me mbi 50 femra, kur ato ishin ende minorene ka zhdukur çdo gjurmë të pasurive të tij.

Ndërsa procesi penal ndaj tij vijon, 4 gra kanë kërkzuar bllokim të aseteve të tij pasurore, por një gjë e tillëka vënë në vështirësi Gjykatën e cial nuk ka zbuluar asnjë pronë që të jetë në emrin e tij, apo llogari bankare në të cilën të ketë para.

"Është shqetësuese të theksohet se Miller, një miliarder, nuk ka asnjë llogari bankare në emrin e tij," tha gjyqtari Serge Gaudet në Gjykatën e Lartë të Quebec.

Megjithatë ai vendosi sekeustro preventive ndaj 2 apartamenteve, një prej të cilave është regjistruar si vendbanimi aktual i miliarderit, ndërsa edhe tjetra është blerë po nga kompania e tij, të cilën e shiti në 2023-shin.

Robert Miller, Themeluesi i Future Electronics, pasurie e të cilit në 2016-ën vlerësohej mbi 2,6 miliardë dollarë, filloi të zhdukë çdo gjurmë të pasurisë së tij që në fillimi të vitit të kaluar, kur u akuzua për here të parë publikisht.

Akuzën e abuzimit seksual ndaj Robert Miller me mbi 50 femra kur ato ishin ende minorene nisi në fund të vitit 2023.

Viktimat pretendojnë se ishin rekrutuar dhe paguar për të marrë pjesë në rrjetin e tij të prostitucionit.

Themeluesi i Future Electronics, akuzohet se u ka dhënë vazhdimisht para dhe dhurata vajzave të mitura në këmbim të marrëdhënieve intime midis viteve 1994 dhe 2016, raportuan mediat kanadeze.

Një nga viktimat pretendoi se kishte kryer marrëdhënie me Millerin më shumë se 30 herë gjatë dy viteve duke filluar nga viti 1999 kur ajo ishte 14 vjeç.