Ursula von der Leyen i jep ndihmën e parë një pasagjeri në urgjencë mjekësore

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ofroi ndihmën e parë si mjeke e trajnuar – kur një pasagjer u ndje keq gjatë një fluturimi nga Zyrihu në Bruksel, konfirmoi sot një zëdhënëse e BE-së.

“Siç ndodh zakonisht në raste si ky, ekuipazhi i linjës ajrore pyeti nëse kishte një pasagjer në bord me ekspertizë mjekësore”, tha ajo.

Von der Leyen, e cila punoi si ndihmës mjeke për disa vite pas diplomimit, i dha ndihmën e pare pasagjerit deri në mbërritjen e tij në Bruksel – i cili më pas u trajtua nga personeli mjekësor i aeroportit.

Faqja zvicerane e lajmeve “20 Minuten” raportoi më herët ngjarjen. “Von der Leyen dhe ekipi i saj po ktheheshin nga samiti i G20 i zhvilluar në Rio de Zhaneiro, Brazil”, tha një zëdhënëse për “20 Minuten”.