80-vjet të Çliruar/ Ceremonia për 80-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, pranë Ushtarit të Panjohur
Në një ceremoni të posaçme ne Tiranë pranë Ushtarit të Panjohur u mbajt ceremonia e 80-vjetorit të çlirimit.
Familjarë të dëshmorëve, politikanë e historian u mblodhën për të përkujtuar këtë ditë.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerësoj ata që luftuan për atdheun.
‘’Ajo ditë ishte një prelutë lavdie i luftës antifashiste shqiptare siç po ndodhte kudo në Europë dhe gjetkë.
Një akt i fitores së pritshme të koalicionit historik ndërkombëtar kundër nazi fashizmit.
Pa sakrificë nuk mund të arrihet asgjë’’.
Kujtoj se pa sakrifica nuk mund të ketë të ardhme.
Edhe prefekti i qarkut të Tiranës Afrim Qëndro vlerësoj luftën për çlirimin e kryeqytetit.
Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra brenda në qytet, mes forcave tona dhe pushtuesve nazi-fashiste.
Më 17 nëntor 1944 Tirana u çlirua.
