40 milionë euro në votimin elektronik, Celibashi: Po shqyrtojmë realizimin në Tiranë dhe dy qarqe
Votimi dhe numërimi elektronik me shumë mundësi pritet të zhvillohet vetëm në tiranë.
Kryekomisioneri Ilirian Celibashi shprehet se kjo vjen dhe për shkak të interesit me të lartë por edhe kushteve.
Gjithësesi ai nuk përjashtoi mundësinë që të shtrihet edhe në 2 qarqe të tjera.
‘’Për fat të keq për kohën që ka ngelur në dispozicion vetëm qarku i Tiranës ngelet si opsion.
Një e ngjshme mund të zhvillohet edhe në dy qarqe më të vogla’’, tha Celibashi.
Një tjetër mundësi ishte realizimi në 5 qarqe, por vonesat e politikës e pamundësijnë
Kostot për votimin dhe numërimin elektronik në të gjithë vendin duket se janë tejet të larta, por edhe nëse fondi jepet nuk mund të arrihet më për shkak të afateve
Një propozim i PD është dhe që kostot e votimit të emigrantëve të përballohen nga buxheti i shtetit, pikë për të cilën celibashi tha se po komunikohet me qeverinë
Sipas Oerd Bylykbashi afatet se kur presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve kanë nisur, por akuzoi se Begaj ende nuk ka nisur konsultimet me partitë
Deklaratat u bënë në komisionin e ligjeve aty ku kryekomisioneri zgjedhor raportoi mbi buxhetin e vitit të ardhshëm.
