VIDEO/ Zhulali: Nga 500 mln euro, 110 mln euro 2 buxhetit të bashkisë, Veliaj e çon për të paguar gjobën e Beketit

Opozita po zhvillon protestën e radhës gjatë ditës së sotme lidhur me dosjen 5D të drejtorëve të Erion Veliaj, teksa kanë kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit.

Ekspertja e Çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, gjatë fjalës së saj u shpreh se buxheti i Tiranës për vitin 2024 arriti në 500 milionë euro dhe i çuditshëm është fakti se si një shifër aq e madhe bëhet në një vend i cili po shpopullohet çdo ditë.

"Nga i mori 500 milionë euro Veliaj? I mori nga ju, nga taksat që paguani, i mori gjithashtu nga gjobat duke rritur planin e gjobave për qytetarët e Tiranës në 200%. Sa më pak vende parkimi në Tiranë, aq më shumë vijnë gjobat për xhepat tuaj"-u shpreh Zhulali.

"Të dashur qytetarë të Tiranës, do ju jap dy lajme nga fatal-qeverisja. Lajmi i parë është që buxheti i Tiranës për vitin 2024 arriti në 500 milionë euro. Mendoni se çfarë shifre e madhe është kjo për një bashki si Tirana që vazhdon e shpopullohet çdo ditë.

Nga i mori 500 milionë euRo Veliaj? I mori nga ju, nga taksat që paguani, i mori gjithashtu nga gjobat duke rritur planin e gjobave për qytetarët e Tiranës në 200%.

Sa më pak vende parkimi në Tiranë, aq më shumë vijnë gjobat për xhepat tuaj.

Lajmi i dytë është që ne këto para që kemi marrë nga ky buxhet 500 ml euro/ 110 ml euro shkojnë për të paguar gjobën për Beketin, kërcënimin që Veliaj i bëri që të mos transmetonte dasmën e tij.

Kështu shkojnë paratë e këtij qyteti, prandaj nuk ka para për pensione. Kjo është fatal qeverisje e ne duhet ti themi ndal, o sot o kurrë…."

NDIQNI PROTESTEN TE BASHKIA E TIRANES