"PRIVATIZIMI" I BREGDETIT/ Ish-kryebashkiaku i Himarës shkon në gjyq, Jorgo Goro do të flasë vetëm në sallë

Kalon për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, pas kërkesës së bërë dy muaj më parë nga Prokuroria e Posaçme.

Jorgo Goro kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa gjykata do të shprehet në seancën e radhës për kërkesën e tij.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Jorgo Goron për ‘shpërdorim detyre’ kryer ne dy raste, në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Bashkisë së Himarës.

Goro u arrestua në muajin mars të këtij viti, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri, i cili la qelinë pak muaj më parë.

Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.