Buxheti 2025, Xhixho: 8.2 miliardë euro, nuk do të shkojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por...

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka reaguar sërish lidhur me projektbuxhetin e parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Xhixho shprehet se një buxhet prej 8.2 miliardë euro, nuk do të shkojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

REAGIMI I XHIXHOS

A e dini ku do të shkojnë paratë e qytetarëve me buxhetin e vitit 2025?

Një buxhet prej 8.2 miliardë euro, nuk do të shkojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Pjesa më e madhe e parave publike shkon për projekte infrastrukturore, tendera ku kostot fryhen në mënyrë fiktive, dhe paratë shkojnë aty ku kanë shkuar gjithnjë: në xhepat e klientëve të qeverisë.

Me buxhetin e vitit 2025, qeveria i jep pjesën e luanit klientëve të saj dhe thërrimet qytetarëve.

Qeveria ka parashikuar të shtojë: 0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup- it, një aferë korruptive;

1.9 miliardë lekë për koncesionin e sterilizimit, përsëri aferë korruptive;

1.9 miliardë lekë për shërbimet spitalore, ndërkohë që mbetet fakt se qytetarët shqiptarë, 60% të shpenzimeve i paguajnë nga xhepi;

1.3 miliardë lekë për inceneratorin fantazmë të Tiranës, mega-aferën e shekullit atë të incineratorëve.

Këto janë faktet se ku do shkojnë paratë e qytetarëve më të varfër në Evropë.