Hodaj: Nuk mund të themi akoma që jemi policia që duam, duhet kohë për të plotësuar pritshmëritë

Në “Drejt” nga Luan Rama, zv. Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj tha se policia e shteti ka bërë hapa para, por nuk është akoma aty ku duhet.

Hodaj: Ne nuk do të jemi asnjëherë aty ku duam. Është e vështirë që të thuhet se policia është ajo që duam dhe që aspirojmë ne. Kemi bërë hapa para, por nuk jemi aty ku duam. Edhe pritshmëria ma kalimin e kohës rritet dhe ajo që presin qytetarët.

Asnjëherë nuk do ta themi se jemi aty ku duam, por jemi në rrugën e duhur. Transformimi në këtë dekadë të bën që të shpresosh për mirë.