Ramaj: Duhet një reformë e përgjithshme në policinë e shtetit për ta shkëputur nga ndikimi politik 

Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Redi Ramaj tha se ndryshimet në policinë e shtetit janë të mirëpritura, por shtoi se aty duhet një reformim i thellë për ta shkëputur nga politika.

Ramaj: Kur ka lëvizje për ndryshim ka pozitivitet, dhe policia e shtetit është një organ shumë i rëndësishëm për sigurinë publike. Kush më mirë se polica është në kontakt drejtpërdrejtë me qytetarët dhe pjesën me të rrezikshme të popullatës.

Kemi qindra raste që ka pasur policia e shtetit, por të gjitha këto lëvizje dhe ndryshme pa bërë një reformë të përgjithshme në polici, duke i dhënë dhe një status të veçantë dhe të mbrojtur nga politika atëherë po flasim për të njëjtat lëvizja në këto 30 vite.