Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me dy makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2024, 16:25
Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, në fshatin Pishkash, ku janë përfshirë tre automjete.
Nga informacionet paraprake mësohet se një kamion është përplasur me dy automjete të vogla. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka patur persona të lënduar.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po lëviznin automjetetet në kushtet e motit me shi. Grupi hetimo po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

