Publikohen mesazhet në Whatsapp, rëndohet pozita e mësuesit të akuzuar për ngacmim se*sual
Personi në foto është 45-vjeçari Bledar Duro, mësues i shkollës 9-vjeçare Sotir Gura, i cili ra në prangapas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura.
Sipas burimeve, mësuesi u shkruante në rrjetin social “WhatsApp” dy 14-vjeçareve pas shkolle. Mesazhet janë bërë të shpeshta dhe sipas burimeve kishin përmbajtje shumë të rëndë.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi, ndërsa Duro është pezulluar menjëherë nga detyra e tij si mësues i lëndës “Art Pamor”.
Mësuesi i lëndës së artit pamor në një shkollë 9-vjeçare në Korçë i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale nxënëses së tij të mitur. A2 CNN ka siguruar disa nga këto mesazhe, që për arsye etike nuk mund të publikohen të plota.

Mesazhet, sipas grupit të hetimit, rëndojnë së tepërmi situatën për mësuesin Bledar Duro. Gjithnjë sipas grupit hetimor mësuesi i arteve pamore prej më shumë se dy muajsh shkëmbente mesazhe me njërën prej nxënëseve të kësaj shkolle.
Grupi i hetimit shton se nxënësja është pjesë e klubit të pikturës në shkollën “Sotir Gura”, duke mundësuar kështu të qëndronte përtej orarit të mësimit me mësuesin Bledar Duro.
45-vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia, pasi dyshohet se, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, ka ngacmuar dy 14-vjeçare.


